Aktualitet

PAMJET apokaliptike- Zjarrfikësit mes flakëve në Borsh! Evakuohen banorë e turistë, rruga Himarë-Sarandë e pakalushme

Situata është përkeqësuar edhe në Shashicë të Vlorës

F.I
PAMJET apokaliptike- Zjarrfikësit mes flakëve në Borsh! Evakuohen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug, ku flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga zjarri që ka pushtuar fshatin turisti. Pamjet tregojnë luftën e zjarrfikësve mëngjesin e sotëm me flakët masive që kanë përfshirë pjesë të mëdha të fshatit Borsh në Himarë, prej mbrëmjes së djeshme.

Vatra e zjarrit është favorizuar nga bimësia, era dhe temperaturat e larta. Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu raporton se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

Situata është përkeqësuar edhe në Shashicë të Vlorës. Flakët rrezikojnë disa familje edhe në Sherishtë. Problematike cilësohet situata edhe në Matogjin të Selenicës, ku vatra po i drejtohet banesave e ndihmuar nga era. Autoritetet vendore kërkuan forca shtesë për aksionin, me qëllim shuarjen e flakëve. Nga mali i Shpiragut, flakët zbritën mesditën e djeshme në fshatin Paftalit të Beratit, ku u evakuuan edhe banorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB