MAT- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë pjesë e Njësisë Administrative Baz në Bashkinë Mat, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një zonë pyjore.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në një sipërfaqe me bar dhe më pas i favorizuar nga eraështë përhapur në drejtim të një masivi me dushqe.
Pas njoftimit për situatën shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve. Përpjekjet janë përqendruar në frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbajtjen e tij larg zonave të banuara.
Terreni në zonë mundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ku pritet të ndihmojë në kontrollin e vatrës. Megjithatë era mbetet një faktor që mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Shërbimet në terren vijojnë monitorimin e situatës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Për përcaktimin e tyre pritet të nisë edhe puna e strukturave përkatëse./ZËRI