Aktualitet

1 vit hetime, kush janë të rinjtë nga Kosova që u kapën me 10 armë zjarri, si funksiononte grupi

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro

E.K
1 vit hetime, kush janë të rinjtë nga Kosova që u kapën
3 prej personave te arrestuar

TIRANË- Kanë dalë fotot e 3 prej personave të arrestuar si pjesë e grupit të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Ata u arrestuan në në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”, gjatë të cilit u sekuestruan 10 armë zjarri, që u sollën drejt Tiranës me autobus, dhe pritet te shiteshin për shuma nga 1500 deri në 3000 euro. Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi ranë në prangat e policisë, të katërt nga Kosova.

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Trafiqet e Tiranës prej 7 muajsh i kishin në përgjim. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, kushërinjë, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjell armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB