Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 4 në pranga. U sollën në Tiranë me autobus

Në pranga kanë rënë Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.

E.K
Goditet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 4
Pamjet e ndalimit

TIRANË- Policia ka goditur një grup të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, të cilat janë sjellë me autobus në vendin tonë. Në pranga kanë rënë katër të rinj nga Kosova, të identifikuar si Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi. Atyre iu janë sekuestruar 10 armë zjarri, tgë cilat do të shiteshin në treg për vlera nga 1500 deri në 300 euro. Policia ka ndjekur makinën e tyre, që vëzhgonte lëvizjet e autobusit, dhe i ka vënë ata në pranga në afërsi të zonës së TEG-ut.


NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 10 armë zjarri.  

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.   

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.  Materialet i kaluan Prokurorisë.

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB