Aktualitet

16-vjeçari tenton të vjedhë, plagos me thikë rojen e objektit pranë 'Casa Italias'

I mituri, mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Casa Italias, në Tiranë ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit.

k.m.
16-vjeçari tenton të vjedhë, plagos me thikë rojen e
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur rojen e një biznesi. I mituri, mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Casa Italias, në Tiranë ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit. 66-vjeçari i identifikuar me inicialet A.D., ndodhet në spital. Ndërsa 16-vjeçari u ndalua nga efektivët.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital,"-ka njoftuar Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB