Aktualitet

18 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Laert Haxhisë

Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare, është arrestuar në qytetin e Janinës në Greqi në maj të këtij viti.

k.m.
18 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Laert Haxhisë
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Laert Haxhiut. Në seancën e sotme, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës që e ka dënuar me 18 vite heqje lirie të riun nga Lushnja. Pas seancës, avokati i tij Detar Hysi paralajmëroi se do të vijojë betejën gjyqësore në Kushtetuese, pasi sipas tij, dënimi i klientit të tij nuk është i bazuar në ligj.

Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare, është arrestuar në qytetin e Janinës në Greqi në maj të këtij viti.

18 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Laert Haxhisë
Laert Haxhiu dhe avokati i tij

30-vjeçari, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga 5 më të kërkuarit në vend që prej vitit 2017, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB