Aktualitet

Mjeti bie në kanal, vdes 32-vjeçarja në Kurbin

E reja ka humbur kontrollin e mjetit, ku udhëtonte e vetme, dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

E.K
Mjeti bie në kanal, vdes 32-vjeçarja në Kurbin
Pamje nga vendi i aksidentit

KURBIN- Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Patokut në Laç. Mësohet se e reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal anësh rrugës, i cili ishte i mbushur me ujë, nga ku është nxjerrë me plagë të shumta.

32-vjeçarja ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Në momentin e aksidentit, e reja ka qenë duke udhëtuar e vetme në mjet.

“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB