Aktualitet

20 vite në arrati! Mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar

Ai ishte në kërkim që nga shkurti i vitit 2005, kur ndaj tij ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar.

f.t
20 vite në arrati! Mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit
Nikola Mersini

ITALI- Nikola Mersini, 58-vjeçari shqiptar nga Lushnja, u arrestua në Vlorë më datë 20 korrik të këtij viti për llogari të shtetit italian. 58-vjeçari ishte shpallur në kërkiam nga drejtësia italiane prej vitit 2005-së, ku ishte dënuar me 8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Media italiane Ansa shkruan se falë bashkëpunimit të policisë italiane me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 58-vjeçarit i cili ishte në kërkim prej 19 vitesh.

Ai ishte në kërkim që nga shkurti i vitit 2005, kur ndaj tij ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Tashmë 58-vjeçari ndodhet në paraburgim në dispozicion të Gjykatës së Apelit Vlorë, në pritje të procedurave të dorëzimit për kryerjen e dënimit në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB