Aktualitet

Ethet e Nilit në Shqipëri, mjekja: Të infektuarve u kemi bërë teste dhe i dërguam në QSUT

Mjekja sqaroi më tej se virusi “Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor.

F.m
Ethet e Nilit në Shqipëri, mjekja: Të infektuarve u kemi
Infektivi

TIRANË- Mjekja epidemiologe Anila Moçi thotë se të infektuarit me Ethet e Nilit janë identifikuar nga pas testit fillestar dhe më pas janë dërguar për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në një prononcim për Top Channel, Moçi shprehet se është bërë dezinsektimi i vatrave “hot spot” dhe i vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin vendor duke theksuar se situata është nën kontroll.

Mjekja sqaroi më tej se virusi “Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor. Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky virus ka ardhur dhe në Shqipëri. Autoritetet kanë raportuar se deri më tani kemi pasur 3 humbje jete dhe të paktën 17 të infektuar.

Poll

MOS HUMB