Aktualitet

2.5 mln lekë në këmbim mos i prishnin ndërtimin pa leje, arrestohet vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

Andri Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

k.m.
2.5 mln lekë në këmbim mos i prishnin ndërtimin pa leje,
Qazim Sejdini dhe Andri Mehja 

ELBASAN- Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik pranë Bashkisë së Elbasanit, Andri Mehja është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme për akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se i ka marrë një qytetari 2.5 milion lekë të vjetra, për të ndërtuar një objekt pa leje. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorit të Elbasanit, Xhelian Seferi.

"OraNews" ka mësuar se Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Së bashku me Mehjan në prangat e policisë ka përfunduar dhe vartësi i tij, inspektori Bardhyl Qehja.

Të dy, i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike, ka edhe probleme shëndetësore. Ndërkohë veprimet hetimore për këtë rast janë duke vijuar dhe për 5 zyrtarë të tjerë të INUV në Elbasan. Ndaj edhe hetimet janë shtrirë edhe më tej, pasi dyshohet se ka edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Elbasanit, që janë implikuar dhe në raste të tjera korruptive./ZËRI

Poll

MOS HUMB