Aktualitet

5 mijë euro kredi apo pazare të prishura droge? Pse u vra Dritan Idrizi në Itali (DYSHIMET)

Ndonëse autori është arrestuar, arma e vrasjes, një biçak që mbahet në rrip ende nuk është gjetur.

k.m.
5 mijë euro kredi apo pazare të prishura droge? Pse u vra Dritan
Artur Cerria dhe Dritan Idrizi

ITALI- Personi që shihni në foto është Artur Cerria, autori i vrasjes së 38-vjeçarit Dritan Idrizi (Dritan Xhepexhiu) pak ditë më parë në Itali. I riu është vendosur në pranga nga Policia, por nuk është i vetmi. Të arrestuar janë edhe Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, pasi kishin shkuar së bashku me Idrizin për të dhunuar Cerrinë në banesën e tij.

Ndonëse autori është arrestuar, arma e vrasjes, një biçak që mbahet në rrip ende nuk është gjetur. Sipas hetuesve, marrëdhëniet mes dy fraksioneve kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh. Edhe në lidhje me precedentët e viktimës, apo edhe të autorit të rrëfyer nuk përjashtohet që motivi të lidhet me çështje droge. Në ditët në vijim do të intervistohen edhe persona të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes, mes tyre familjarët e Cerrisë dhe një shok i tij, i cili vuante 'arrest shtëpie' për trafik droge në shtëpinë e autorit.

“Kontekste të dhunshme dhe të rrezikshme, me dinamikë kriminale, hakmarrje dhe fraksione të tilla janë alarmante në territorin tonë,”- ky është komenti i kryeprokurores së Pesaros, Maria Letizia Fucci, e cila po heton vrasjen që tronditi Tavullian mbrëmjen e së mërkurës.

Pretendohet se Idrizi, Gili dhe Shoshari kishin shkuar të armatosur me çekiç dhe shkopinj para shtëpisë së Cerrias për të mbledhur një kredi prej 5 mijë eurosh për një makinë. Por ky version po vihet në dyshim për disa arsye. E para sepse si viktima, ashtu edhe shoku i tij Gili kanë pasur në të kaluar precendetë në fushën e shitjeve të lëndëve narkotike. Edhe Admir Shoshari, 54 vjeçar mekanik nga San Giovanni in Marignano në të kaluarën ka qenë i akuzuar për plagosje të rëndë dhe për përdorim të armëve. E po ashtu, në shtëpinë e autorit, ndodhej një person që po vuante dënimin për drogë. 

Ndaj, edhe të gjitha këto të dhëna nuk e përjashtojnë pistën që grupi po përplasjes për ndonjë pazar të prishur droge. 

DINAMIKA E NGJARJES

Cuedari Gili, 28 vjeç, kamarier dhe Admir Shoshari , 54 vjeç, mekanik nga San Giovanni in Marignano, bashkë me Idrizin shkuan në shtëpinë e Cerrisë. Me vete kishin shkopinj dhe çekiçë. Nga dritarja bashkëshortja e Cerrisë, një 36-vjeçare shqiptare, e cila zbriti për të folur me shqiptarët.

“Ne nuk flasim me femra, duam të flasim me meshkujt, duam Arturin,”- ishte përgjigja.

Në këtë moment klima u bë e nxehtë dhe të tre filluan të sulmojnë gruan para syve të djalit të saj duke e goditur disa herë me shkop. Cerria mbërriti më pas dhe, i pyetur më pas nga hetuesit, tha se kishte vepruar për të mbrojtur gruan. Idrizi i dha një goditje në shpatull dhe Cerria rrëmbeu një thikë që e mbante si unazë çelësi. Ai tha se e kishte goditur me thikë Idrizin në bark dhe në zemër. Por përplasja nuk mbaroi pasi dy nga tre burrat vazhduan të sulmonin gruan derisa djali i saj shtyu njërin nga sulmuesit, duke i hequr nga duart shkopin me të cilin po i dhunonte të ëmën. Si djali, ashtu edhe gruaja pësuan plagë dhe lëndime të shumta. Cerria tha se ai vetë thirri policinë ndërsa ata që i sulmonin bërtisnin: Vritini, vritini të gjithë.

I riu, Dritan Idrizi pasi u godit 3 herë me thikë, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t'i mbijetonte dot plagëve të marra. Në përleshjen e dhunshme të paktën katër persona të tjerë u plagosën dhe u transferuan në urgjencën e Pesaros. Tashmë spitali ruhet nga Policia nga frika e hakmarrjes nga miqtë dhe familjarët e viktimës. Këta të fundit kanë pasur përplasje edhe me mjekët pasi kanë dashur që të shohin trupin e të afërmit të tyre dhe kanë tentuar të futen në morg; por janë qetësuar nga karabinierët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë. 38-vjeçari, sipas ekspertizës paraprake, kishte mbërritur tashmë në gjendje kome në spitalin Cattolica./ZËRI

Poll

MOS HUMB