Aktualitet

"5 mijë euro ose t'i nxorra videot'/ Kapet në Gjermani 62-vjeçari nga Kosova, kërcënonte të renë, i ngacmoi seksualisht edhe mbesën

Policia e Shtetit bën me dije se ndaj 62-vjeçarit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg,

k.m.
"5 mijë euro ose t'i nxorra videot'/ Kapet në Gjermani
Foto ilustruese

TIRANË- Një 62-vjeçar nga Kosova dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia shqiptare është arrestuar në Gjermani. Policia e Shtetit bën me dije se ndaj 62-vjeçarit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg, pasi kërcënonte një shtetase për t’i dhënë 5 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonte video intime. Po ashtu, i kishte ngacmuar seksualisht edhe mbesën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Shkëmbimi i informacionit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” çoi në lokalizimin në Gjermani, kapjen dhe arrestimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: F. I., 62 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual". Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol ëiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB