Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi (EMRI)

Raportohet se makina ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

f.t
Aksident i rëndë në Tepelenë/ Makina del nga rruga, humb
FOTO ILUSTRUESE

TEPELENË-Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj. Raportohet se makina ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Aurel Yzeiraj, 34-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendngjarje kanë shkuar grupi i ekspertëve dhe qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, gjithashtu dhe një automjet zjarrfikës ka shkuar për të pastruar rrugën pas ekspertizës që të bëj të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB