Aktualitet

Kërkohet nga Italia, kapet në Dubai "mbreti i drogës" Dorian Petoku

Megjithatë është e paqartë nëse do mund të kryhet ekstradimi i tij, pasi as Italia nuk ka marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe.

k.m.
Kërkohet nga Italia, kapet në Dubai "mbreti i drogës"
Dorian Petoku

TIRANË- Nuk ka zgjatur shumë arratia e narkotrafikantit shqiptar, Dorian Petoku, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane. I riu nga Lezha është arrestuar në Dubai nga Policia e Emirateve të bashkuara Arabe në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza. Pavarësisht arratisjes së tij jashtë vendit, Guardia di Finanza vazhdoi të monitoronte lëvizjet e Petokut, duke mbledhur elementë të ndryshëm të dobishëm për vendndodhjen e tij.

Kërkohet nga Italia, kapet në Dubai "mbreti i drogës"
Dorian Petoku

Por mediat italiane nuk kanë bërë me dije detaje të tjera. Duke kryqëzuar informacionet, autoritetet italiane bashkëpunuan me ato në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sollën arrestimin e trafikantit të drogës. Pas përfundimit të procesit verifikues, Dorian Petoku do të ekstradohet në Itali, ku do të duhet të vuajë dënimin me burg për trafik ndërkombëtar droge. 

Por kush është Dorian Petoku?

35-vjeçari nga Lezha njihet ndryshe si ‘mbreti’ i narkotikëve, gati një vit më parë ishte arratisur nga një institucion i rehabilitimit nga droga në Napoli, ku ishte transferuar përmes një certifikate mjekësore. Shqiptari, i cili etiketohet si ndërmjetës i trafikut të drogës, sipas mediave italiane ishte mik me Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën ‘diaboliku’ i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytetin italian, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit në Romë. Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli, i cili do të vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit. Me ta ishte edhe Dorian Petoku. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.

Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili me kosto të ulët” përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonë kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

Arrestimi, transferimi në komunitet dhe arratisja

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raçordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në gjurmët e marra nga flokët e tij janë gjetur prani droge.

Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga. Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës. Megjithatë, ia doli që të arratisej, për t'u kapur sot në Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB