Aktualitet

5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën, studentët e Mjekësisë çojnë ligjin në Kushtetuese

Po ashtu ata kundërshtojnë tarifinë prej 240 mijë lekësh, të cilën duhet ta paguajnë nëse nuk nënshkruajnë kontratë me qeverinë.

E.K
5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën,
Foto ilustruese

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë dorëzuar këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese padinë për rrëzimin e ligjit të qeverisë që i detyron të qëndojnë 5 vite pas studimit në Shqipëri. Po ashtu ata kundërshtojnë tarifinë prej 240 mijë lekësh, të cilën duhet ta paguajnë nëse nuk nënshkruajnë kontratë me qeverinë.

Padia në Kushtetuese është dorëzuar nga deputetët e opozitës. Kjo pasi, për të dorëzuar padi në GJK duhet që ajo të ketë firmën e së paku 23 deputetëve. Në këtë rast studentët kanë gjetiur mbështetjen e deputetëve opozitarë, të cilët kanë nënshkruar. 

Sipas ligjit të qeverisë studentët detyrohen të qëndrojnë në vend 5 vite pas studimit, të integrohen në spitalet publike dhe të ofrojnë shërbime aty ku ka nevojë sistemi shëndetësor. Kjo gjë kundërshtohet nga studentët. 

5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën,

5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën,

5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën,

5 vite punë në Shqipëri ose 'peng' diplomën,

Prej 3 javësh tashmë ata kanë bojkotuar mësimin ndërsa kanë kërkuar dhe dorëheqjen e e zëvendësiministres së Arsimit Albana Tole, pas deklaratës së kësaj të fundit se ata që nuk pranojnë kushtet e vendosuara nga qeveria atëherë mund të mos ndjekin studimet. 

Ky vit arsimor i ka gjetur studentët në rrugë, herë para fakultetit të tyre dhe herë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kjo e fundit ka mbyllur ''veshët'' përballë thirrjeve të tyre poshtë kangjellave të institucionit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB