Aktualitet

66-vjeçari lë pa drita gjithë fshatin në Shkodër

Sipas Policisë, burri ka qenë duke prerë pemët kur aksidentalisht ka këputur telat. Kjo ka lënë fshatin pa drita për disa orë.

E.K
66-vjeçari lë pa drita gjithë fshatin në Shkodër
Foto ilustruese

SHKODËR- Fshati Shelqet në Shkodër ka qëndruar disa orë pa energji elektrike pasi një 66-vjeçar i identifikuar me inicialet Ç.H duke prerë pemët ka këputur telat e energjisë elektrike. Sipas Policisë, burri ka qenë duke prerë pemët kur aksidentalisht ka këputur telat. Kjo ka lënë fshatin pa drita për disa orë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet./ZËRI

Poll

MOS HUMB