
TIRANË- ZËRI ka zbuluar detaje të tjera lidhur me jetën e autorit të vrasjes së Elton Javorit në Fier. Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Në të shkuarën, i afërmi i tij ka përfunduar edhe në prangat e Policisë së Shtetit për disa vepra penale. Mes tyre, Policia ka listuar: Vrasje, rrëmbim personi, trafik kokaine e kanabisi. Ndaj dhe në vitin 2017, "Forca e ligjit" goditi në Fier. Policia publikoi pamjet e këtij operacioni, ku duket qartë se Kujtim Kuçi, asokohe 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, përfundoi në pranga bashkë me Bashkim Ahmeton (Kuçi) dhe Dritan Tushën. Ata janë prangosur gjatë kohës që ndodheshin në ambientet e një bar-kafe në qytetin e Fierit, ku u sekuestruan dhe armë bashkë me lëndë narkotike.
Grupit iu sekuestruan:
- 4 automjete, njëra e blinduar;
- 2 armë gjahu;
- 1 detektor valësh;
- shkop gome;
- 2 thika me përmasa të ndryshme;
- 8 telefona celularë;
Të gjithë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit kokainë, keroinë dhe kanabis, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Grupi që operonte në zonën e Fierit ka qenë i njohur edhe për në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht. Megjithatë asnjë nga këto ngjarje nuk u zbardh edhe pas arrestimti të tij./ZËRI