Aktualitet

VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori me shënjestër precize, e qëllon viktimën në ecje e sipër

Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

f.g
VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori
Pamjet e vrasjes

FIER- ZËRI siguron pamjet ekskluzive të vrasjes së Elton Javorit në Fier. Siç shihet edhe në pamje, viktimës i ka dalë në krah makina ku ndodhej autori. Vrasja ndodhi paraditen e sotme në orën 11:00 në qytetin e Fierit në lagjen "16 prilli". Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se autori e ka qëlluar Javorin nga makina tip Mercedes Benz ngjyrë gri.

MOMENTI I VRASJES: 

Në pamje, viktima ndodhet në automjetin tip Porsche Cayene, ndërsa autori në makinën Mercedes Benz. Të dy ecin krah njëri -tjetrit dhe viktima hap xhamin. Ky është edhe momenti kur autori e qëllon nga makina Benz gri. Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.

Ai ka ecur edhe për disa metra dhe më pas mësohet se aty nuk ka mundur të vazhdojë më rrugën për shkak të plagëve të marra në momentin që Gashi e ka qëlluar. 100 metra larg vendit që shihet në këtë video, Elton Javori ka ndërruar jetë.

Trupi i tij në makinën e tij, Porsche Cayenne e cila është u gjet me derën e hapur.

Pse ndodhi vrasja? Burime për ZËRI sqarojnë se shkak për vrasje nuk është prishja e krushqisë por një sherr mes të dyve në Gjermani para një jave. Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale./ZËRI

Poll

MOS HUMB