Aktualitet

Aksident i katërfishtë në Lezhë, 2 shoferë përfundojnë në spital

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. 

a.l
Aksident i katërfishtë në Lezhë, 2 shoferë
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Lezhë, ku 4 makina janë përplasur radhë njëra pas tjetrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. 

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për ndonjë parakalim të gabuar apo shkelje të sinjalistikave rrugore./ZËRI

Poll

MOS HUMB