
BERAT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën nacionale Lushnje - Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përplasur një automjet tip "Benz" dhe një automjet i tonazhit të rëndë.
Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në "Benz". Në spitalin e Lushnjës janë transportuar një 13-vjeçar dhe e ëma, ndërsa drejtuesi i këtij mjetit i identifikuar si Nikollaq Biti është në gjendje të mirë shëndetësore.
"Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip "Man" me drejtues shtetasin K. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI