Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, mjetet përplasen kokë më kokë, 2 të plagosur

Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitalit

E.K
Aksident i rëndë në Elbasan, mjetet përplasen kokë
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Elbasan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Bradashesh-Elbasan", automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Elbasanit.

Poll

MOS HUMB