Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë! 19-vjeçari me 'Audi' me shpejtësi të lartë, përplas për vdekje këmbësorin

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjetit që drejtohej nga i riu.

F.I
Aksident i rëndë në Krujë! 19-vjeçari me
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KRUJË-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë ku një automjet tip 'Audi ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar. Viktima Nazif Zeneli, ishte banor i zonës dhe ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjetit që drejtohej nga i riu. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit Kleo Malja është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB