Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Shkak për aksidentin, është bërë një prej automjeteve që ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me 2 mjete të tjera që ishin duke qarkulluar në krahun e kundërt të rrugës.

k.m.
Aksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të
Aksident në Tepelenë

TEPELENË- Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në bypassin e Tepelenës, 200 metra larg hyrjes së qytetit. Shkak për aksidentin është bërë një prej automjeteve që ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me 2 mjete të tjera që ishin duke qarkulluar në krahun e kundërt të rrugës. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesëve të mjeteve ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, fatkeqësisht, asnjë prej tyre nuk ia doli dot që t'u mbijetojnë plagëve të marra. 

Aksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të
Aksident në Tepelenë

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj. Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.

Nga aksidenti kanë ndërruar jetë: Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj, 90 vjeçe, të cilët po udhëtonin në makinën tip "Toyota". Ky mjet, u nga "Benz", i cili drejtohej nga Riza Rrapa, i cili po ashtu ndërroi jetë nga impakti i përplasjes. Po ashtu, të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta. Të plagosurit fillimisht u dërguan në spitalin e Gjirokastrës, por aktualisht janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut, por edhe nga shpejtësia tej normave që po udhëtonte mjeti 'Benz'. Ndaj edhe humbi kontrollin, duke marrë para mjetet e korsisë tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB