
VLORË-Një aksident i rëndë është regjistruar pasditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Vlorës. Raportohet se një makinë tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. Për pasojë makina është përmbysur në rrugë dhe shoferi, 24-vjeçari i identifikuar me inicialet I.P ka humbur jetën. Ndërkohë i plagosur ka mbetur pasagjeri. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI