Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Aksidenti ndodhi kur automjeti që ai drejtonte në rrethana të paqarta doli nga rruga dhe u përplas me barrierat.

E.K
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
pamje nga aksidenti

GREQI– Një aksident i rëndë ndodhi në mëngjesin e kësaj të premte, 2 janar në Atika, në Rrugën Markopoulo, pranë Stadiumit Komunal, ku humbi jetën një shqiptar 23-vjeçar.

Sipas informacioneve që raporton Protothema, makina që drejtonte i riu doli nga rruga,  u përplas me një mur betoni të një shtëpie dhe më pas u përmbys. Përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi siç duket edhe në foto, muri u thye dhe makina u përmbys.

Pesë zjarrfikës që shkuan menjëherë me dy automjete arritën ta nxirrnin nga makina të riun, por ai ishte pa shenja jete. 23-vjeçari u transportua me ambulancë të EKAV në Qendrën Shëndetësore të Markopoulos dhe më pas në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku u konstatua vdekja e tij.

“Fjalët janë të pakta përballë këtij tragjedie”, shkruan në një postim të tij zëvendëskryetari i Markopoulos, Giannis Aidiniotis, duke shprehur pikëllimin e komunitetit lokal për humbjen e jetës të të riut. 

Poll

MOS HUMB