Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Dy të rinj shqiptarë digjen brenda BMW-së së vjedhur, një tjetër në gjendje të rëndë

Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.

a.l
Aksident tragjik në Itali/ Dy të rinj shqiptarë digjen brenda
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një aksident rrugor i ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës, Casilina mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e djeshme, ku dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë mbeti i plagosur rëndë. 

Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Prej aty ka ndodhur përplasja, ku më pas makina ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë. Njëri prej të rinjve arriti të dilte ndërsa, dy shqiptarët ngecën brenda dhe humbën jetën pas shpërthimit të mjetit që ishte kthyer përmbys. 

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë. Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie./ZËRI

Poll

MOS HUMB