
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur ditën e sotme një aksion në Kadastrën e Durrësit. Mësohet se janë lëshuar 2 urdhër arreste dhe 1 arrest shtëpie për tjetërsimin e pronave. Ende nuk dihet se për cilën çështje bëhet fjalë. 'Arrest me burg' është lëshuar për një-punonjës Bled Zerba dhe përfituesin Ndue Mesiti, ndërsa masa 'arrest shtëpi' për juristen e Kadastrës së Durrësit, Jonida Mergeja. Gjithashtu e akuzuar është dhe një notere e Durrësit, Albana Hoti për të cilën është kërkuar pezullim i licencës. Deri tani janë ekzekutuar vendimet për juristen Jonida Mergeja dhe përfituesin Ndue Mesiti.
Çështja ka lidhje me tjetërsimin e pronave. Bëhet me dije se leja e legalizimit është plotësuar jashtë zyrës se ish- ALUIZNI-it në emër të përfituesit Ndue Mesiti dhe është aplikuar për regjistrim nga noterja Albana Hoti. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se bëhet fjalë për një objekt 500 metër katror në zonën e Gjirit të Lalëzit. IKMT ka shkuar për ta prishur atë pronë në vitin 2020, por pronarët kanë paraqitur dokumente të hipotekës, nga ku kanë lindur dyshimet se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Përfituan pronë 500m2 me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Durrës kërkon ‘arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.M. dhe B.Z. për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Bashkinë e Durrësit, për shtetasen J.M për Veprën Penale ‘Shpërdorim të detyrës’.
Mbi bazën e materialeve kallëzuese, prokuroria ka regjistruar proçedimin me nr.1515, viti 2021 dhe procedimin penal nr. 1921, datë 21.09.2021 për personat e mëipërm, pasi ekzsitojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se kanë kryer veprat penalë të “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 i K.Penal.
Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit të shtetasve N.M. dhe A.M., “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m2, sipërfaqe e ndërtimit 274 m2 në Durrës.
Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.
Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar. Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish-ALUIZNI Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.
Pas një analize të të gjithë provave dhe akteve të administruara në fashikullin e këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi B. Z., ka ushtruar detyrën e detyrën e Specialist-Jurist pranë ASHK Drejtoria Vendore Durrës dhe ka nëshkruar në të gjitha rubrikat e kartelës së pasurisë së mësipërme, veprime që përbëjnë veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave”.
Shtetësia J. M. me detyrë specialiste-juriste, me kontratë të përkohshme pranë ASHK Durrës nga periudha ka kryer veprime duke dixhitalizuar kartelën e pasurisë për pasurinë nr.150/7/ND vol 07, faqe 26, zk1522, fshati Draç, Bashkia Durrës, me përfitues shtetasit A. M. dhe N.M. Ndërkohë shtetasi N.M., rezulton të jetë përfituesi i pasurisë së bashku me vëllain e tij, pasuri e cila rrjedh e gjithë nga praktika e legalizimit dhe regjistrimit të pronës është bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi.
/ZËRI