
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore. Së fundmi AKU ka bllokuar një sasi prej 20 tonë produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes se pesticideve. Gjithashtu AKU ka kryer verifikimet dhe ka bërë bllokimin e menjëhershëm të kësaj sasie, ndërsa subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimi e tij.
Njoftimi i poltë:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve. Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij. AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.