Aktualitet

Akuzohet se pastroi mbi 18 mln euro! Kalon për gjykim dosja për biznesmenin Rezart Taçi

Nga transferimet me shuma të mëdha, Rezart Taçi do të përfitonte 6 milionë euro.

D.XH
Akuzohet se pastroi mbi 18 mln euro! Kalon për gjykim dosja për
Rezart Taci

TIRANË – Dosja për biznesmenin Rezart Taçi, akuzuar për pastrim parash, ka kaluar për gjykim këtë të martë.  Biznesmeni i hidrokarbureve u shpall në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një grupi kriminal, teksa akuzohet se ka pastruar 18.3 milionë euro të mafies italiane.

Disa javë më parë, SPAK ka mbyllur hetimet ndaj 3 bashkëpuntëorëve italianë të Taçit. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar Gjykatës, që të dënojë për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, pjesë e grupit të Taçit.

SPAK shprehet se tre të pandehurit, shtetas italianë, së bashku me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Balla, dhe ish-shoqëruesin e biznesmenit, kanë organizuar një skemë komplekse të paligjshme financiare, shtrirë në disa shtete, me qëllim pastrimin e një shume të madhe parash.

Sipërmarrësi 90-vjeçar Francesco Zummo nga Palermo dhe ekonomisti Fabio Petruzzella, të dy nën akuza nga SPAK, kanë arritur në Shqipëri në vitin 2021. Ata janë pritur në vendin tonë nga bashkëpunëtorët e Rezart Taçit, Balla dhe Lilo.

Në ditët në vazhdim, janë hapur disa llogari bankare në Shqipëri, teksa në një bankë të nivelit të dytë janë transferuar 18.3 milionë euro, në një llogari të vetme. Kjo shumë e madhe parash është konfiskuar tashmë, me vendim gjykate të prerë. SPAK përmend faktin se për transferimin dhe fshehjen e shumave të mëdha monetare, Taçi përfitonte 16 përqind të shumës monetare të transferuar në vendin tonë. Llogaria në emër të Francesco Zummos ishte në shumën 18.399.996 euro. Shuma e parave vinte nga një bankë që ndodhej në rajonin zviceran të Ticinos dhe ishin pjesë e pasurisë prej 150 milionë euro të Francesco Zummos, konfisikuar nga gjykata italiane, sitë ardhura nga mafia e Cosa Nostra./ZËRI/

Poll

MOS HUMB