Aktualitet

I dha gabimisht medikamente pacientes, në kërkim farmacistja

E reja, për shkak të pakujdesisë i ka dhënë ilaçet e gabuara pacientes, e si pasojë 38-vjeçarja pasi ka konsumuar tabletat i janë shkaktuar probleme shëndetësore.

k.m.
I dha gabimisht medikamente pacientes, në kërkim farmacistja
Foto ilustruese

TIRANË- Një farmaciste është shpallur në kërkim pasi i ka dhënë mjekim të gabuar një pacienteje. Në kërkim është shpallur 22-vjeçararja, e cila është identifikuar me inicialet S. H. Pas denoncimit të rastit, ndaj saj menjëherë kanë nisur hetimet dhe aktualisht uniformat blu po punojnë për kapjen e saj. E reja, për shkak të pakujdesisë i ka dhënë ilaçet e gabuara pacientes, e si pasojë 38-vjeçarja pasi ka konsumuar tabletat i janë shkaktuar probleme shëndetësore. Megjithatë nuk dihen shumë detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. 

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB