Aktualitet

Aleksandër Sadikaj trafikoi 295 kg marijuanë për 1 muaj dhe fitoi 450 mijë euro

Droga në Greqi pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini.

F.m
Aleksandër Sadikaj trafikoi 295 kg marijuanë për 1 muaj dhe fitoi
Aleksandër Sadikaj

GREQI- Bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKY ECC që u zbërthye nga autoritetet greke kanë zbardhur detaje nga trafikimi I lëndëve narkotike. Top Channel shkruan se mes aktiviteteve të shumta, është zbuluar dhe linja e trafikut të drogës që komandohej nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë në vitin 2022, në një atentat me eksploziv.

Sipas dosjes hetimore, bazuar në komunikimet në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat”, në periudhën 30.05.2020 – 30.06.2020, Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë.

Droga në Greqi pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini. Nga shitja e drogës mendohet që janë fituar rreth 450.000 euro.

Sadikaj ishte përdorues i “Sky ECC” dhe “Encrochat”. Autoritetet greke kanë në dispozicion komunikimet e “Sky ECC” për periudhën mars 2020 – mars 2021 dhe për “Encrochat” periudhën tre mujore mars – maj 2020.

Nga operacioni i zhvilluar në vendin fqinj, janë lëshuar 28 urdhra arresti, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke.

Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli.

Poll

MOS HUMB