Aktualitet

Armë zjarri, municion dhe drogë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

E.K
Armë zjarri, municion dhe drogë, arrestohet 29-vjeçari në
Arrestohet 29 vjecari ne tropoje

TROPOJË- Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Tropojë, pasi i janë gjetur në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa.  Burime bëjnë me dije për ZËRIN se personi i arrestuar është Rustem Mulosmani. 


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen pistoleta, municioni, droga dhe automjeti i 29-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar "Dubrava", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.     

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".      

Poll

MOS HUMB