Aktualitet

Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Babai: Është i qetë, i bindur që nuk do ekstradohet

Ai u shpreh se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.

E.K
Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Babai: Është i qetë, i bindur që
Dritan dhe Dilaver

TIRANË- Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, ka folur këtë të shtunë në lidhje me arrestimin e djalit të tij ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë. Ai u shpreh se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.

Sipas Dilaver Goxhajt pavarësisht se Gjykata e Tiranës pranoi ekstradimin e e djalit të tij për llogari të Speciales në Hagë, ai u shpreh i bindur se hallkat e tjera të gjyqësorit në Shqipëri do ta rrëzojnë këtë vendim.

“Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai për Euronews.

Ai shtoi se i biri ka bërë një luftë të drejtë dhe po dënohet vetëm për fjalën e lirë. Ndër të tjera ai u ndal dhe tek puna e Gjykatës Speciale, ngritjen e të cilës e cilësoi si një marrëzi. Sipas tij nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste, pasi ajo ishte një ushtri me të gjitha standardet, e cila u quajt nga NATO si këmbësori e aleancës.

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari I UÇK-së u arrestiuar më 31 korrik të këtij viti pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Goxhaj akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai akuzohet si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Zëri

Poll

MOS HUMB