Aktualitet

Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare/ "Shiste" trupin e 15-vjeçares për 100 euro

31-vjeçarja Lorela Kapaj nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

k.m.
Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare/ "Shiste" trupin e
Lorela Kapaj

GREQI- Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar 3 persona; 2 tutorë dhe një klient. Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela. Sipas mediave greke, 31-vjeçarja Lorela Kapaj nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare/ "Shiste" trupin e
Lorela Kapaj

Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti. Tutori i dytë është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në prill të vitit 2023.

Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare/ "Shiste" trupin e
Lorela Kapaj

Gjithçka ka nisur një lidhje miqësore që e reja kishte nisur me 15-vjeçaren. Nga ana tjetër, miku i saj i postonte fotografi me të brendshme, në një faqe interneti “rozë”. Nëpërmjet kësaj faqeje, të miturës iu siguruan të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Përveç vajzave, një person i tretë i arrestuar është edhe një klient 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura në periudhën Korrik-Gusht 2023 në shtëpinë e tij. Për këtë, ai i kishte paguar 100 Euro secilën./ZËRI

Poll

MOS HUMB