Aktualitet

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj që trazoi rrjetin

Pas publikimit të dosjes së plotë të SPAK nga ZËRI, në rrjet kanë nisur reagimet.

k.m.

 

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj
Ilir Beqaj dhe Ermal Mamaqi

 

TIRANË- Dosja e re që ka në Prokurorinë e Posaçme ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përfshirë në vorbullën e reagimeve edhe aktorin Ermal Mamaqi. Edhe pse jo me emër, restoranti i tij doli në dosjen e përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një nga skemat që përdorte ‘grupi i Beqajt" është ajo e faturave fiktive, e cila është vendosur në përdorim edhe në restorantin “Me Nam”, i cili rezulton të ketë administrator shtetasin Fisnik Fili, i cili është në bashkëpronësi me Ermal Mamaqin.

Rezulton se “Me Nam” ka lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtor i kësaj shoqërie rezulton se është shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu është pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës është dhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restrant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona”.

Pas publikimit të dosjes së plotë të SPAK nga ZËRI, në rrjet kanë nisur reagimet. Një nga faqet që i ka kushtuar më shumë vëmendje ka qenë "Brryli Broadway", e cila gjatë këtyre ditëve ka krijuar një sërë memesh duke ironizuar biznesin e Mamaqit, e po ashtu edhe klasën e tij të trajnimeve me qytetarët. Në këto takime, ai kryen rolin e mentorit, ku "frymëzon" të rinjtë dhe jo vetëm, të gjithë ata që paguajnë për të marrë leksione prej tij sesi të bëhen të pasur dhe të besojnë tek vetja se mund t'ja dalin që të arrijnë qëllimet e tyre. Duke u kapur në këtë pikë, memet nuk janë ndalur. 

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

E sigurisht që janë parë edhe nga vetë Mamaqi, i cili dje reagoi për herë të parë duke kërcënuar me kallëzim penal ndaj atyre që përhapin shpifje ndaj tij. 

Ermal Mamaqi: Përshëndetje të gjithëve! Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi, dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpredrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet. Ky informacon i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë, të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike. Për rrjedhojë iu bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji. Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t'ju them se nuk është kjo mënyra për t'u ndjerë mirë, apo për të ngushëlluar veten. Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im. Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lancoj 2 projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet e mia për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t'i zbuloj në muajt në vijim. Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam.

Përplasja Ermal Mamaqi dhe "Brryli Broadway", dosja e Ilir Beqaj

Përgjigjia iu dha sërish nga faqja në rrjet, por sërish me doza ironie: Ndjesë publike drejtuar Ermal Mamaqit: Ermal në emër të stafit të Brryli Broadëay, iu kërkojmë ndjesë për "shpifjet" kundra teje (megjithatë ne i referohemi dosjes së SPAK dhe ju mendoni se po iu sulmojmë). Ne jemi të bëjmë këtu me shpifje, por që nuk janë dashakeqe, tek e fundit ne jemi faqe satirike dhe duhet t'i marrësh pak më me qetësi dhe pa menduar kështu negativisht për këto meme dhe statuse. Ne jemi koshient për figurën tuaj, ju jeni komediani më i mirë i të gjitha kohërave. Këngëtari dhe inspiruese i brezit aktual dhe të ardhshëm. Urojmë të mos kemi shkaktuar dëm psikologjik apo materialist. Suksese në jetë, Ermal! /ZËRI

Poll

MOS HUMB