Aktualitet

Arrestohet në Dubai Marklen Haka

Por, kjo miqësi duket se nuk ka zgjatur shumë pasi në dosjen e publikuar nga ZËRI rezulton se Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka kishin marrë përsipër eliminimin e Durim Bamit me urdhër të Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

F.m
Arrestohet në Dubai Marklen Haka
Marklen Haka

TIRANË- Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Marklen Haka u ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha dhe një në vitin 2022, kur mori një plumb në fytyrë. Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën, pas atnetatit në të cilin humbi hallën. Por, kjo miqësi duket se nuk ka zgjatur shumë pasi në dosjen e publikuar nga ZËRI rezulton se Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka kishin marrë përsipër eliminimin e Durim Bamit me urdhër të Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Në vitin 2020, treshja i bënë atentat Bamit, i cili ndodhej brenda një automjeti tip “Range Rover” bashkë me kushëririn e tij, Ervin Kodra që mbeti i plagosur. Në përgjimet e zbardhura nga SPAK, vihet re dhe aleanca e Marklen Hakës me Ervis Martinajn që ishte i lidhur ngushtë me Arben Ndokën, por kishin dyshime të forta që Haka qëndronte pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit, Aleksandër Ndoka. Haka i betohet Martinajt se nuk ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës, ndërsa ish-bosi i lojërave të fatit që sot rezulton i zhdukur pa gjurmë, i kërkon që të bashkëpunojë dhe t’i tregojë emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Në këmbim, Martinaj do t’i tregonte personat që i vranë hallën.

Poll

MOS HUMB