Aktualitet

Arrestohet në Gjermani shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Italia

Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të Policisë rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

k.m.
Arrestohet në Gjermani shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga
Foto ilustruese

GJERMANI- Policia gjermane arrestoi një 32-vjeçar shqiptar në stacionin e trenit në Kaldenkirchen. Arrestimi i tij ndodhi mbrëmjen e të shtunës. Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të Policisë rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

Po ashtu, në momentin e arrestimit, oficerët i gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës. Më pas, shqiptari i paidentifikuar me emër u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen.

Sipas mediave të huaja, i akuzuari mbetet në paraburgim derisa të përballet me Gjykatën e Qarkut Krefeld./ZËRI

Poll

MOS HUMB