
TIRANË- Dy punonjëset e azilit “Ruaje moshën” ku ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga pasi akuzohen për mokallëzim krimi. Kryeinfermierja dhe infermierja në momentin që kanë marrë vesh ngjarjen, nuk kanë telefonuar policinë, por kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë.
Megjithatë, përpara autoriteteve, ato pretendojnë se nuk e kishin kuptuar se Virxhil Vesho ishte vrarë nga Zyhdi Shehi, por s'e kishin menduar se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur.
“Nuk e kemi kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por kemi menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit,”- kanë rrëfyer ato.
Rreth orës 04:00, Shehi dhe Virxhil Vesho debatuan për krevatin. Më pas, Shehi e qëlloi Veshon me shkop në kokë e trup duke e lënë të vdekur. Shehu është arrestuar.