
BRITANI E MADHE- Kleon Zeneli, 24-vjeçari shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Arteve, është kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Britaninë e Madhe. Mediat britanike shkruajnë se Zeneli kishte marrë me qira një banesë në një fshat në Durham, të cilën e kishte kthyer në një laborator kanabisi.
Aktivitetet e Kleon Zenelit u zbuluan vetëm për shkak të një kontrolli rutinë të pronës nga një agjent imobiliar, në adresën në Bowburn. Chris Morrison, prokuror, tha se i pandehuri u gjet në papafingo ku po kultivohej kanabis. Edhe në dy dhomat e tjera të gjumit në katin e sipërm kishte pajisje të ndryshme kultivimi.
Agjenti thirri policinë që arrestoi të pandehurin. Në total u sekuestruan 50 bimë.
I pandehuri, 24 vjeç, u tha se ishte një shtetas shqiptar dhe se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe. Zeneli u deklarua fajtor si për prodhimin e një droge të klasit B dhe për abstraktimin e energjisë elektrike kur u paraqit para gjykatësve më 19 janar.
Avokatja e shqiptarit, Kate Barnes tha se pavarësisht se kishte përfunduar një diplomë në Akademinë e Arteve dhe për menaxhim marketingu në Shqipëri, i pandehuri nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes dhe se për këtë arsye kishte vendosur të udhëtonte ilegalisht tre muaj para arrestimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Paratë për udhëtimin legal i kishte marrëborxh, ndaj dhe ishte detyruar të përfshihej në tregti të paligjshme në mënyrë që të shlyente borxhin.
Barnes tha se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç shlyerje së borxhit ndaj trafikantëve të tij.