Aktualitet

100 mijë euro për ‘masakrën e Don Boskos’! Noga dhe Zeneli flisnin frëngjisht, paguan dy ‘killera’ nga Fushë Kruja

Përveç bisedave, fotot dhe videot kanë qenë ato që kanë bindur organin e akuzës se organizatori për atentatin ndaj Geron Hasanbellit dhe të dy nipave të tij ishte Kasandër Noga.

F.m
100 mijë euro për ‘masakrën e Don Boskos’! Noga dhe
Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli

TIRANË- Mesazhet e gjetura në celularin e Kasandër Nogës, kanë sjellë dhe zbardhjen e ‘masakrës së Don Boskos’, ngjarje ku u vra gabimisht Erion Çela dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë. Celulari i është sekuestruar Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij dhe të dhënat janë marrë nga prokuroria belge e u janë dërguar autoriteteve shqiptare për ekzaminim. Duke qenë se bisedat kanë qenë zhvilluar në gjuhën frënge, Ministria e Drejtësisë ka pasur nevojë për më shumë kohë për ‘çmontimin’ e tyre dhe më pas ia ka kaluar ato Prokurorisë së Tiranës.

Përveç bisedave, fotot dhe videot kanë qenë ato që kanë bindur organin e akuzës se organizatori për atentatin ndaj Geron Hasanbellit dhe të dy nipave të tij ishte Kasandër Noga. Ky i fundit kishte paguar rreth 100 mijë euro Kevin Zeneli alias Kevin Suçi në mënyrë që të pajtonte dhe dy vrasës të tjerë më pagesë.

Fillimisht, vrasja është marrë përsipër nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, por pas disa kohësh ata janë tërhequr nga frika, dhe për vrasjen e shtetasit Hasanbellit e të nipave të tij, Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë, nga Fushë Kruja, por që identitetet e tyre nuk janë bërë ende me dije.

Kështu, më datë 4 janar të vitit 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv, dhe si pasojë e të shtënave u vra Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, ndodhen aktualisht pas hekurave dhe është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Noga ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë, ndërsa Kevin Zeneli (Suçi) vijon të mbetet në kërkim.

Dy ditë më parë, kur Policia e Tiranës bëri një rikapitulim të ngjarjes, u vu në pranga dhe Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, dhe rezulton se ditën e ngjarjes ka komunikuar me Kevin Zenelin.

Poll

MOS HUMB