Aktualitet

As "alo" as "përshëndetje": Gjenerata Z e hap telefonin dhe nuk... flet!

"Zoomerët", siç quhet zakonisht kjo gjeneratë, kanë një pikëpamje të ndryshme për mënyrën sesi i përgjigjen telefonit, duke qenë se janë rritur në një epokë ku u duhet të ruhen gjithë kohës nga mashtruesit online.

k.m.
As "alo" as "përshëndetje": Gjenerata Z e hap
Foto ilustruese

SHBA- Kur telefononi dikë, prisni të dëgjoni një “përshëndetje” ose “alo” në telefon. Por nëse telefononi në numrin e një të riu që i përket Gjeneratës Z, brezit të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 , ndoshta nuk do të dëgjoni gjë tjetër veçse një heshtje të sikletshëm.

"Zoomerët", siç quhet zakonisht kjo gjeneratë, kanë një pikëpamje të ndryshme për mënyrën sesi i përgjigjen telefonit, duke qenë se janë rritur në një epokë ku u duhet të ruhen gjithë kohës nga mashtruesit online. Kjo u diskutua së fundmi nga përdoruesit në rrjetin social "X".

Një përdorues shkroi se kishte vënë re që kur telefononin dikë të Gjeneratës Z, ata shpesh prisnin që ai të fliste personi që telefononte i pari në vend që të thoshin "përshëndetje" ose "alo". Postimi u bë viral dhe nisi një bisedë më të gjerë rreth ndryshimit të zakoneve të tyre të telefonatave.

As "alo" as "përshëndetje": Gjenerata Z e hap

Ka arsye për këtë sjellje. Arsyeja e parë dhe kryesore është numri i madh i thirrjeve të padëshiruara. Shumica e tyre janë thirrje telemarketingu, thirrje automatike ose mashtrues që duan t'u zhvatin para. Të presësh që bashkëbiseduesi yt të flasë është një strategji sigurie, veçanërisht në një kohë kur dikush mund të regjistrojë zërin tënd dhe pastaj ta falsifikojë atë. Ndoshta edhe duke përdorur inteligjencën artificiale.

Marijus Briedis, drejtor teknik në NordVPN  shpjegoi se është më mirë të zgjidhni një ton neutral, emocionalisht "gri" . Kjo zvogëlon rrezikun që dikush të përdorë zërin tuaj kundër jush. Ai gjithashtu rekomandon të thoni gjëra të tilla si "Kush është?". Por edhe ky version nuk është "përqafuar" nga Gjenerata Z. Ata besojnë se është joetike të flasësh i pari kur i përgjigjesh një telefonate. Ata besojnë se personi që ka telefonuar duhet të marrë iniciativën i pari.

Megjithatë, shumë breza më të vjetër e konsiderojnë këtë praktikë jashtëzakonisht të paedukatë dhe mungesë respekti./ZËRI

Poll

MOS HUMB