Aktualitet

Vetëm 9 ditë në qeli/ Ndërron jetë i burgosuri Andrea Bregasi, autor i atentatit në Don Bosko

Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh.

f.t
Vetëm 9 ditë në qeli/ Ndërron jetë i burgosuri Andrea
Andrea Bregasi

FUSHË-KRUJË-I burgosuri Andrea Bregasi, autor i atentatit në Don Bosko ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës. 32-vjeçari raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh. 32-vjeçari akuzuohej per vepren penale “Vrasje e mbetur ne tentative”.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.
Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.
Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.
• Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
• Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

Ai u arrestua në 11 korrik në Durrës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar. Gjatë hetimeve Policia ka zbuluar se 32-vjeçari ka qenë në kërkim për një tentativë vrasje të ndodhur në 15 Dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë. Bregasi ka qëlluar me armë zjarri drejtim të mjetit që drejtonte Rudolf Zefi, teksa pasagjer ishin dy vëllezërit e tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, megjithatë policia bëri të mundur identifikimin e të riut përmes pamjeve filmike, dhe vuri 5 mijë euro në dispozicion të arrestimit të tij.  Por shpërblimi monetar nuk ka vlejtur, dhe Bregasi për pothuajse 7 muaj ka lëvizur i lirë, deri në arrestimin e tij nga ana e policisë së Durrësit.

Ngjarja e 15 Dhjetorit 2023

Në 15 dhjetor të vitit të kaluar u qëllua me armë në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi. Policia asakohe ofroi 5 mijë euro për qytetarët që japnin informacion për vendndodhjen e autorit Andrea Bregasit. Bregasi qëlloi 4 herë në drejtim të makinës që drejtohej nga Zefi, i cili po urdhëtonte së bashku me vëllezërit e tij. Burime bëjnë me dije se autori dhe anëtarët e familjes Zefi kanë qenë fqinj mes tyre. Ishte vetë 42-vjeçari që bëri kallëzimin në Polici, dhe më pas u bë i mundur identifikimi i autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB