Aktualitet

Autori i disa grabitjeve, arrestohet shqiptari në Itali, përplasi me makinë 4 efektivë gjatë ndjekjes

Meshi dyshohet se është pjesë e një bande që prej muajsh ka grabitur shumë shtëpia në zonën e Salernos.

I.F
Autori i disa grabitjeve, arrestohet shqiptari në Itali, përplasi me
Foto ilustruese

ITALI- Një 31-vjeçar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për grabitje të disa banesave. 31-vcjeçari së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët u arratisën, u përplasen me 2 patrulla policie, ndërsa 4 efektivë mbetën të plagosur. Në pranga ra Krenar Meshi, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një armë së bashku me sendet e vjedhura.

Ishte kthyer në makthin e banorëve për grabitjen e banesave, arrestohet i armatosur në ndjekje 31-vjeçari shqiptar në Itali, arratisen dy bashkëpunëtorët e tij. Meshi dyshohet se është pjesë e një bande që prej muajsh ka grabitur shumë shtëpia në zonën e Salernos.

Autoritetet italine thanë se edhe mjeti që përdorte shqiptari është i vjedhur, teksa në brendësi të tij u konstatuan pistoleta e kalibrit 7.65, sendet e grabitura, mjete që përdoreshin për plaçkitje, një radio marrëse-dhënëse që përdorej për lidhje me të paktën 2 nga anëtarët e grupit, që duket se u arratisën gjatë kontrolleve në “Parco degli Aranci”.

Hetimet nisën pas denoncimit të vjedhjes së një makine tip ‘Alfa Romeo Giulietta’, me ngjyrë të bardhë, në Salerno, ndërsa autorët ndërronin targat në mënyrë që të mos binin në gjurmë të Policisë italiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB