Aktualitet

“Baroni i drogës” ra, një tjetër u vra, ç'ndodhi në javën me kryefjalë krimin

Ç'ndodhi në javën që lamë pas? Ndiqni përmbledhjen nga ZËRI.

F.m
“Baroni i drogës” ra, një tjetër u vra,
Dorian Petoku, Elton Javori, Remzi Azemi, Rudina Dembacaj, Gëzim Çela dhe gazetarja Florida Mingla

TIRANË- ZËRI ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore nga aktuakiteti dhe kronika, për javën që lamë pas. Gjithccka nisi me arrestimin e Remzi Azemit. Ai u prangos në Maqedoninë e Veriut.

Azemi, narko-trafikanti i kërkuar nga Interpoli për trafik droge akuzohet dhe për vrasjen e Ilir Hidrit, ngjarje e ndodhur në Ekuador në maj të vitit 2017. Ekzekutimi i Hidrit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Elton Javori, 41 vjeç, u ekzekutua reth orës 11:00 në makinën e tij, tip “Porsche Cayenne” pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi. Ngjarja erdhi pas një sherri mes të rinjve, i ndodhur vetëm një javë më parë në Gjermani. ZËRI siguroi dhe publikoi ekskluzivisht pamjet e momentit të vrasjes.

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI publikoi ekskluzivisht vendimin e marrë ku tregohej se Dembacaj ishte kallëzuar penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.

Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i narkotikëve, është arratisur nga një institucion i rehabilitimit nga droga në Napoli, ku ishte transferuar përmes një certifikate mjekësore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

Një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Gëzim Çela u arrestua në zonën e Ferizajt në Kosovë. Në momentin e arrestimit 55-vjeçari ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari, Çela shfaqet më ndryshe dhe në pamjen e tij, ku dyshohet se ka kryer ndërhyrje estetike, në mënyrë që të mos identifikohej.

“Baroni i drogës” nga Fushë-Kuqja e Kurbinit është konsideruar, prej vitesh rezulton i shumëkërkuar për drejtësinë shqiptare e jo vetëm. Çela ka qenë pjesë e forcave speciale dhe ka nisur aktivitetin e tij kriminal që në vitin 1998 në Itali, vend ku ka një dënim në mungesë prej 20 vitesh.

Ndiqni materialin e përgatitur nga ZËRI:

Poll

MOS HUMB