Aktualitet

BKH "mësyn" në zyrat e Delta Pharma dhe farmacitë 'Ditë e Natë', kontroll edhe tek banesa e Ilir Beqajt

Burime i thanë ZËRI se kontrollet lidhen me dyshimet që SPAK ka me ish-ministrin, se ai ka favorizuar kompaninë "Delta Pharma" duke ndryshuar kriteret e një tenderi për të lejuar futjen e barnave të pa certifikuara në vend. 

f.g
BKH "mësyn" në zyrat e Delta Pharma dhe farmacitë
Ilir Beqja, ish-minister

TIRANE- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar sot zyrat e kompanisë farmaceutike "Delta Pharma". ZëRI ka mësuar se kontrollet lidhen me koncesionin e sterilizimit, mbi të cilin SPAK është duke hetuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Bashkë me BKH për përforcime ndodhet edhe Policia e Shtetit. Po sot, BKH kontrolloi zyrën dhe shtëpinë e ish-ministrit Beqja, për të gjetur dokumentacione dhe kontrata të lidhura prej tij në kohën kur mbante detyrën e ministrit. Burime i thanë ZËRI se kontrollet lidhen me dyshimet që SPAK ka me ish-ministrin, se ai ka favorizuar kompaninë "Delta Pharma" duke ndryshuar kriteret e një tenderi për të lejuar futjen e barnave të pa certifikuara në vend. 

Mësohet se kontrolle po kryhen dhe në farmacitë “Ditë e Natë”, që janë pjesë edhe e kompanisë Delta Pharma. Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve për pasurinë e Beqajt. Deri më tani raportohet se nga kontrollet janë sekuestruar dokumenta, kompjuterë dhe mjete të tjera që janë përdorur për komunikim. Megjithatë deri më tani, asnjë reagim zyrtar nuk ka ardhur nga SPAK lidhur me operacionin që ende po zhvillohet pasi Beqaj, në cilësinë e ministrit, dyshohet se e ka shkelur ligjin edhe pse është e parashikuar qartë në ligj se ministri mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente, që në vendin tonë nuk ka patur një shpallje të tillë. 

Por pse akuzohet Ilir Beqja?

Ish-ministri ka masën shtrënguese "detyrim paraqitjeje" në Policinë Gjyqësore dhe ndalim dalje jashtë vendit. Ai po hetohet nga SPAK për "shpërdorim detyre" në procedurën e koncesionit për sterilizimin. Atij iu kërkua  të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Beqja është zyrtari më i lartë në akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI

Poll

MOS HUMB