Aktualitet

Arrestimi i Berishës, Dumani i jep të drejtë dy prokurorëve të çështjes

Altin Dumani i dha të drejtë prokurorëve të çështjes që nuk iu drejtuan Kuvendit për masën e detyrimit të paraqitjes

E.K
Arrestimi i Berishës, Dumani i jep të drejtë dy prokurorëve
Sali Berisha dhe Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani qëndron në një linjë me Arben Krajën dhe Enkelejda Millonain, që kanë në dorë çështjen e Sali Berishës, për procedurat që janë ndjekur për masën e sigurisë ndaj tij.

Dumani tha se nuk mund ti jepet Kuvendit kompetenca që nuk i ka, duke nënkuptuar që masa e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, nuk kishte nevojë që të aprovohej nga ana e Kuvendit.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Në një takim me gazetarët, Dumani foli për një sërë ccështjes nën hetim nga ana e SPAK, ndërsa nuk pranoi që të komentonte dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB