Aktualitet

Bora e parë mbulon Bjeshkët e Nemuna, malet marrin pamje dimërore

Pamjet e publikuara nga Bjeshkët e Nemuna tregojnë kontrastin mes borës së parë dhe peizazhit malor, ndërsa natyra është përfshirë nga një atmosferë tipike dimërore.

M.K.
Bora e parë mbulon Bjeshkët e Nemuna, malet marrin pamje dimërore
BJESHKET E NEMUNA

KOSOVË- Bjeshkët e Nemuna janë zbardhur nga reshjet e para të borës duke sjellë një panoramë të veçantë në malet e Kosovës edhe pse kalendari ende shënon fundin e verës.

Shtresa e bardhë ka mbuluar majat dhe shpatet e maleve duke i dhënë zonës një pamje krejtësisht të ndryshme. Pamjet e publikuara nga Bjeshkët e Nemuna tregojnë kontrastin mes borës së parë dhe peizazhit malor, ndërsa natyra është përfshirë nga një atmosferë tipike dimërore.

Reshjet e para kanë krijuar një tablo të veçantë për banorët dhe vizitorët e zonës, ndërsa Bjeshkët e Nemuna vijojnë të ofrojnë pamje mbresëlënëse në çdo stinë.

Bardhësia që ka mbuluar malet ka tërhequr vëmendjen edhe përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale duke sjellë një prej momenteve të para të këtij viti ku dimri duket se ka bërë një paraqitje të hershme në lartësitë e Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB