Aktualitet

Braktisi dy fëmijët, e 'pëson' nëna në Devoll

Sipas Policisë, gruaja, e identifikuar me inicialet B.F ka braktisur fëmijët e saj në fshatin Plasë.

E.K
Braktisi dy fëmijët, e 'pëson' nëna në Devoll
Foto ilustruese

DEVOLL- Një 37-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Devollit pasi ka braktisur dy fëmijët e saj. Sipas Policisë, gruaja, e identifikuar me inicialet B.F ka braktisur fëmijët e saj në fshatin Plasë. Dosja në ngarkim të saj ka kaluar në Prokurorinë e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB