Aktualitet

Si u themelua fondacioni “Fëmijët e tij”, bordi nisi dorëheqjet pas makabriteteve me fëmijët

Mbipopullimi dhe gjithçka që shihnin e dëgjonin, kryesisht makabriteti dhe fakti që Brown flinte me të miturit i zhveshur, bëri që të nisnin dorëheqjet e para.

F.m
Si u themelua fondacioni “Fëmijët e tij”, bordi nisi
John David Brown

TIRANË- Brown nisi punën për hapjen e këtij fondacioni që u krijua si një shtëpizë për fëmijët. Fillimisht, për zhvillimin e aktivitetit, fondacioni “Fëmijët e tij”, ka marrë disa apartamente me qera, për tu vendosur rreth vitit 2002, në një banesë private në Tiranë, ku u strehuan 40 fëmijë, të moshave nga 2-14 vjeç.

Ky fondacion fitoi personalitet juridik pas regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Objekti i veprimtarisë së fondacionit ishin shërbime humanitare, fetare dhe jofitimprurëse. Drejtori administrativ u bë vetë Brown.

Nëpërmjet këtij fondacioni, Davidi siguronte ndihma nga shtetasë të huaj për fëmijët e varfër e të braktisur, pa shtëpi e pa familje.

Por, anëtarët e bordit nuk kanë qenë aspak dakort drejtimin që mori qendra, duke humbur misionin thelbësor, kushtet e jetesës dhe trajtimin e fëmijëve të strehuar në këtë qendër.

Mbipopullimi dhe gjithçka që shihnin e dëgjonin, kryesisht makabriteti dhe fakti që Brown flinte me të miturit i zhveshur, bëri që të nisnin dorëheqjet e para.

Një shtetas anglez, i shkroi Brown të hiqte emrin nga fondacioni pasi në këtë shtëpi ndodhnin abuzime seksuale me fëmijët.

“I dashur David, po ju shkruaj për të hequr dorë nga “Fëmijët e tij” në Shqipëri. Do të më pëlqente nëse do të hiqnit emrin tim nga bordi sa më parë. Arsyet e mia janë të thjeshta. Ju nuk po kujdeseni siç duhet për fëmijët në këto mënyra. Ju nuk po i mbroni ata nga abuzimi seksual dhe fizik dhe po i referohem E.. Ju e keni mbipopulluar shtëpinë në atë masë, saqë nuk ka krevate dhe mjete për t’i bërë ballë. Ju nuk doni dhe nuk keni bërë përpjekje për të respektuar ligjet në Shqipëri, vendi ku jetoni,”-shkruante ai si një paralajmërim për atë që do të pasonte.

Një tjetër dëshmi nga një shtetase amerikane K.S, tregon sesi një person, i cili përgjatë gjithë procesit njihet si “E”, ka përdhunuar dy vajza të qendrës, ndërkohë që Broën e lejonte të hynte sërish në shtëpi.

“David, nuk më the asnjë herë se E., ka përdhunuar M. dhe A.. Unë e dija që ju po e fshihnit atë. Prisja të më thoshit por, kurrë nuk e bëre. është hera e dytë që E., u ka bërë diçka të tillë këtyre vajzave…Për më tepër ju po e lejoni atë që të vijë përsëri në shtëpi për të terrorizuar fëmijët e vegjël dhe vajzat. Në Amerikë quhet abuzim fëmije, nëse një fëmijë sëmuret dhe nuk i kushtohet vëmendje mjekësore, nëse një fëmijë abuzohet seksualisht ose, ngacmohet…”

Kanë qenë pikërisht këto ankesa të brendshme të Bordit që zbuluan pedofilin Broën. Një kallëzim i një shtetase hollandeze vuri në lëvizje autoritetet shqiptare dhe tregoi para të gjithëve çfarë ndodhte në shtëpinë e David, sa herë që dritat fikeshin.

 

Poll

MOS HUMB