
ELBASAN- Ka ndërruar jetë në spital, punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, i cili u rrëzua nga vinçi mesditën e kësaj të premteje teksa po rregullonte llambat e ndriçimit. Sipas Policisë, vinçi ka pësuar defekt dhe për pasojë ai është rrëzuar duke marrë dëmtime të shumta. 56-vjeçari, është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital./ZËRI